MJK: Vendet dhe popujt afrikanë mund të gjykojnë vetë se kush është më mirë për ta
2022-12-14 22:01:14

Mbështetja për zhvillimin e Afrikës është përgjegjësia e përbashkët e bashkësisë ndërkombëtare, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin në një konferencë shtypi. Sipas tij, Kina gëzohet kur sheh diversitetin e partnerëve afrikanë dhe mirëpret që bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë ShBA-në, të tregojë më shumë vëmendje dhe të bëjë më shumë investime në Afrikë, duke zhvilluar bashkëpunim vërtet të barabartë dhe me dobi të ndërsjellë me këtë kontinent. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Ditët e fundit u zhvillua në Uashington Samiti i Liderëve ShBA-Afrikë, gjatë të cilit një zyrtar i lartë amerikan bëri komente të papërshtatshme për Kinën. Lidhur me këtë, zëdhënësi vuri në dukje:  

“Ne shpresojmë që ShBA-jë ta shohë bashkëpunimin ndërmjet Kinës dhe Afrikës me mendje të hapur. Afrika nuk është një arenë ku fuqitë e mëdha mund të luajnë lojëra, dhe as një objekt presioni arbitrar nga ndonjë vend apo disa individë. Vendet dhe popujt afrikanë kanë mençurinë dhe aftësinë për të zgjedhur partnerë bashkëpunimi që u përshtaten interesave të tyre. Vendet dhe popujt afrikanë e dinë më qartë se kush është vërtet mirë për Afrikën.”

Kina është një mike e mirë, partnere e mirë dhe vend vëlla i mirë i Afrikës. Kina dhe Afrika e trajtojnë njëra-tjetrën në mënyrë të barabartë dhe zhvillojnë bashkëpunim me përfitime të ndërsjella. Bashkëpunimi Kinë-Afrikë është mirëpritur sinqerisht nga popujt afrikanë. ShBA-ja duhet të respektojë dëshirat e popujve afrikanë dhe të ndërmarrë veprime konkrete për të ndihmuar në zhvillimin e Afrikës, në vend që të shpifë lidhur me vendet e tjera, shtoi Wang. (Li Huailiang/Artan)