Kina nis raundin e dytë të vaksinimit përforcues kundër COVID-19 për grupet me rrezik të lartë
2022-12-14 22:04:31

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës (NHC) njoftoi të mërkurën nisjen e raundit të dytë të bërjes së vaksinave përforcuese të COVID-19 për grupet me rrezik të lartë.

Njerëzit mbi 60 vjeç ose ata me sëmundje të tjera bazë a me imunitet të dobët, të cilët kanë bërë vaksinat përforcuese mbi gjashtë muaj më parë, do të marrin një vaksinë të dytë përforcuese, sipas NHC-së.

Foto: VCG

Foto: VCG

Për këtë qëllim, mund të përdoren të gjitha vaksinat kundër COVID-19 të miratuara për përdorim urgjent ose vaksinat e miratuara me kusht për tregun kinez, por parapëlqehet një lloj vaksine i ndryshëm nga ai i mëparshëm.

Shumica e njerëzve në Kinë deri tani kanë bërë dy vaksina dhe një vaksinë përforcuese, të cilat janë vaksina të çaktivizuara nga “Sinopharm” ose “Sinovac”. Njëkohësisht, disa kanë bërë tre doza të vaksinës së proteinave rikombinuese ose një dozë të vaksinës së vektorit adenoviral. Përveç injeksioneve, disa kanë përdorur vaksina alternative, si ato me thithje.

Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit, NHC-ja u ka kërkuar autoriteteve shëndetësore vendore dhe departamenteve të tjera që të mbikëqyrin nga afër sigurinë e vaksinimit dhe të inkurajojnë grupin përkatës të bëjë vaksinën përforcuese. (Li Huailiang/Artan)