Kthehet në normalitet jeta dhe prodhimi në Xinjiang të Kinës
2022-12-14 18:49:32

foto nga VCG

Pallatet e stadiumet sportive rihapen në Xinjiang / foto nga VCG

Me masa të mëtejshme të reagimit ndaj Covid-19, në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, jeta po kthehet në normalitet. Në kryeqendrën rajonale Urumqi, shërbimet e transportit publik dhe logjistikës kanë rifilluar gradualisht dhe ndërtesat e zyrave dhe qendrat tregtare janë hapur që nga 5 dhjetori, bën të ditur “Xinhua”. Pjesa më e madhe e restoranteve kanë rifilluar shërbimet në ambiente të mbyllura.

Hotelet, kinematë, palestrat, vendpushimet e skive, atraksionet turistike dhe vende të tjera argëtimi në rajon po rihapen në mënyrë të rregullt dhe njerëzve nuk u kërkohet më të paraqesin një rezultat negativ të testit të acidit nukleik përpara se të hyjnë në vende publike ose të marrin transportin publik.

Shërbimet postare kanë rifilluar gradualisht në shumicën e prefekturave dhe qyteteve në Xinjiang, me afro 2900 qendra shpërndarjeje që funksionojnë normalisht dhe më shumë se 25.000 punonjës janë kthyer në punë. Që nga e diela, më shumë se 20 aeroporte në Xinjiang kanë rifilluar funksionimin. Po ashtu edhe 16 linja hekurudhore. (Elona)

foto nga VCG

Linja nr.1 e metros në Urumqi rifillon shërbimet/  foto nga VCG

foto nga VCG

Studentët në vitin e fundit të shkollave të mesme u kthyen në shkollë që nga 12 dhjetori / foto nga VCG