Importet gjermane nga Kina u rritën me 27.4 për qind në tetor
2022-12-14 20:58:20

foto nga VCG

Anija e mallrave e kompanisë kineze të transportit detar COSCO parkoi në portin e Humburgut të Gjermanisë më 26 tetor 2022/ foto nga VCG

Kina mbeti partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë për importet në tetor, me një rritje prej 27.4 për qind nga viti në vit në 17.3 miliardë euro (18.3 miliardë dollarë amerikanë), sipas Zyrës Federale të Statistikave (Destatis).

Importet e pajisjeve të përpunimit të të dhënave, produkteve elektronike dhe optike nga Kina u rritën me 23.1 për qind nga viti në vit në 5.8 miliardë euro, sipas të dhënave të dërguara nga “Destatis” në “Xinhua”. 

foto nga VCG

Punëtorët punuan për fletëporositë nga Gjermania më 15 gusht 2021/ foto nga VCG

Pajisjet e tjera elektronike, makineritë dhe veshjet ishin gjithashtu ndër produktet kryesore të importuara.

Importet totale të Gjermanisë në tetor u rritën në 130.1 miliardë euro, me 19.4 për qind nga viti në vit, sipas “Destatis”. Në të njëjtën kohë, eksportet nga ekonomia më e madhe e Evropës u rritën me 11.4 për qind, në 135.3 miliardë euro nga viti në vit. Ndërkohë, suficiti tregtar dikur i konsiderueshëm i vendit vazhdoi rënien e tij afatgjatë, duke rënë në 5.2 miliardë euro. Bilanci tregtar i Gjermanisë në tetor të vitit të kaluar ishte më shumë se dy herë më i lartë, në 12.5 miliardë euro, njoftoi “Destatis”. (Elona)