Provinca më e madhe prodhuese e drithërave të Kinës regjistron të korra të larta këtë vit
2022-12-14 21:32:09

foto nga VCG

Korrja e bollshme e mistrit në Shuangyashan të provincës Heilongjian/ foto nga VCG

Provinca Heilongjiang e Kinës verilindore, e njohur si "hambari i drithit" në vend, prodhoi rreth 77.63 miliardë kilogramë drithë në vitin 2022, duke përbërë 11.3 për qind të totalit të vendit, sipas të dhënave zyrtare.

Shifra tregon se provinca ka ruajtur prodhimin e saj vjetor të grurit në mbi 75 miliardë kilogramë për pesë vjet dhe se prodhimi i saj vjetor i grurit është renditur i pari në vend për 13 vjet rresht, citon “Xinhua” të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Prodhimi i drithit në Heilongjiang këtë vit ishte i dyti më i lartë në histori, më i ulët se vitin e kaluar kryesisht për shkak të një rritjeje të ndjeshme të sipërfaqes së sojës. 

Heilongjiang është zona më e madhe e prodhimit të sojës në Kinë, me sipërfaqen e mbjellë të sojës që përbën më shumë se 40 për qind të totalit të vendit. Këtë vit, ajo do të zgjerojë sipërfaqen e mbjelljes së sojës me më shumë se 10 milionë mu (rreth 666.667 hektarë). (Elona)

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG