Më shumë delegacione biznesi kineze nisin eksplorimin e tregut
2022-12-13 15:23:10

Ditët e fundit, me lehtësimin e mëtejshëm të parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë në Kinë, shumë delegacione nga provincat Jiangsu dhe Zhejiang të Kinës Lindore janë nisur me avionë të posaçëm për të eksploruar tregun ndërkombëtar.

Foto:CMG

Foto:CMG

Foto:CMG

Foto:CMG

Tre ditë para hapjes së edicionit të sivjetshëm të Panairit Aziatik të Tekstileve dhe të Veshjeve (AFF), 50 ndërmarrje nga qyteti Jiaxing i provincës Zhejiang mbërritën në Tokio, vendorganizimi i panairit. Siç mësohet, ky edicion ka tërhequr mbi 430 kompani aziatike, ndër to, gati 1/5 janë nga Jiaxing-u.

Foto:CMG

Foto:CMG

Znj.Zhang Yueqin(Foto:CMG)

Gazetarët e CMG-së mësuan se deri tani, qyteti Jiaxing ka organizuar tre kontingjente avionësh të posaçëm për të ndihmuar ndërmarrjet vendore të bëjnë vizita biznesi e të marrin pjesë në ekspozita tregtare në Gjermani, Japoni etj. Sipas znj. Zhang Yueqin, shefe e Drejtorisë së Biznesit të qytetit, 69 % e ekonomisë vendore mbështetet te tregu botëror. Qyteti ka caktuar listën e mbi 80 delegacioneve që do të udhëtojnë jashtë vendit për pjesëmarrje kolektive në panaire ndërkombëtare vitin tjetër.(Zhang Yan/Artan)