Kinë, epidemiologu kryesor kërkon nxitjen e intensifikimit të vaksinës Covid-19
2022-12-13 13:27:15

 

Epidemiologu Zhong Nanshan (Foto:VCG)

Epidemiologu kryesor i Kinës, Zhong Nanshan, ka kërkuar një rritje në përpjekjet e vaksinimit për të vaksinuar më shumë njerëz me vaksina përforcuese të vaksinës Covid-19, veçanërisht me synimet e udhëtimit të Festivalit të Pranverës që vjen së shpejti.

Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve në Kinë tashmë janë vaksinuar kundër Covid-19 dhe forcimi është mbrojtja më e mirë gjatë fazës së re të luftës kundër virusit, tha Zhong në një intervistë për “Xinhua”.

“Përgatitjet duhet të përforcohen. Unë sugjeroj që ata që planifikojnë të kthehen në shtëpi të bçjnë një vaksinë përforcuese në mënyrë që, edhe me infeksionin Covid-19, mos të sëmuren rëndë”,- tha ai.

Sipas tij, kjo do të ishte një ndihmë e madhe në parandalimin e transmetimit në shkallë të gjerë gjatë lëvizjes masive të njerëzve për udhëtimet e Festivalit të Pranverës 2023, që kremtohet më 22 janar.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ekziston një nevojë urgjente për të rritur përpjekjet e vaksinimit në të gjithë vendin, vuri në dukje ai, duke u kërkuar veçanërisht të moshuarve dhe njerëzve me kushte themelore shëndetësore që të vaksinohen. “Nëse keni marrë dy doza të vaksinave të inaktivizuara, do t'ju duhet një dozë tjetër për të rritur imunitetin”,- tha epidemiologu.

Zhong bëri thirrje për vaksinimin e plotë të fëmijëve për të mbrojtur shkollat dhe studentët, duke thënë se kjo është thelbësore për rifillimin e shkollimit personal.

I pyetur për rritjen e fundit të infeksioneve, Zhong shpjegoi se varianti Omicron ka qenë duke u zhvilluar, evoluar dhe duke krijuar mutacione me shpejtësi dhe është shumë i transmetueshëm.

Zhong vuri në dukje se Omicron është ende shumë më i transmetueshëm se gripi.

Në shumicën e rasteve, pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë në spital dhe mund të qëndrojnë në shtëpi, sipas Zhong.

Megjithatë, tha ai, ata duhet të vazhdojnë të vëzhgojnë simptomat dhe të kontakojnë me një mjek nëse temperatura e lartë nuk ulet brenda dy ditësh. (Fatosi)