Shangai nis ndërtimin e projektit të fazës III të riciklimit të mbetjeve të lagështa
2022-12-13 14:33:50

Ndërtimi i fazës së tretë të një projekti të riciklimit të bioenergjisë në Shangai, për të trajtuar dhe ripërdorur mbetjet e lagështa të qytetit në mënyrë më efikase, filloi të dielën, njofton “Xinhua”.

Me një investim prej 1657 miliardë juanë (237,45 milionë dollarë amerikanë), faza e tretë e qendrës së riciklimit të bioenergjisë në Shangai do të mbulojë një sipërfaqe prej 19.94 hektarësh në bazën e mbrojtjes ekologjike dhe mjedisore Laogang në Zonën e Re Pudong.

Pika e mbledhjes së plehrave në Shangai(Foto:VCG)

Pika e mbledhjes së plehrave në Shangai(Foto:VCG)

Projekti, i planifikuar të përfundojë në maj 2025, pritet të trajtojë 2000 tonë mbetje të lagura në ditë.

Sipas “Shanghai Chengtou Environment Group Corporation”, investitori i projektit, faza e tretë e uzinës do të jetë në gjendje të prodhojë më shumë se 3600 tonë naftë bruto, 20.000 tonë pleh organik me bazë karboni dhe 80.000 tonë gaz natyror të kompresuar çdo vit.

Faza e parë dhe e dytë e projektit tashmë janë vënë në punë, me një kapacitet total prej 2500 tonë depozitim ditor të mbetjeve të lagështa.

Foto:VCG

Pika e mbledhjes së plehrave të riciklueshme,Shangai(Foto:VCG)

Në një përpjekje për të përmirësuar efikasitetin e depozitimit të mbetjeve, Shanghai prezantoi rregulloren e tij të parë për menaxhimin e mbetjeve shtëpiake më 1 korrik 2019, duke e bërë të detyrueshëm klasifikimin e mbeturinave. (Fatosi)