Emiratet e Bashkuara Arabe lëshojnë me sukses roverin hënor Rashid
2022-12-13 13:53:06

 Foto:VCG

Foto:VCG

Emiratet e Bashkuara Arabe lëshuan me sukses roverin hënor Rashid, duke shënuar misionin e tij të parë në sipërfaqen e Hënës, njofton “Xinhua”.

Sipas Qendrës Hapësinore Mohammed Bin Rashid (MBRSC) në Dubai, roveri Rashid do të ofrojë të dhëna, imazhe dhe njohuri të reja dhe shumë të vlefshme, si dhe do të mbledhë të dhëna shkencore mbi çështjet që kanë të bëjnë me origjinën e sistemit diellor, planetit dhe jetës.

Roveri Rashid i prodhuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe ishte në bordin e Hakuto-R, një tokëzues hënor japonez, i vendosur në një raketë SpaceX Falcon 9 nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida, Shtetet e Bashkuara.

Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, postoi në “Twitter” se roveri Rashid është pjesë e programit ambicioz hapësinor të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili filloi me Marsin, përparoi në Hënë dhe së shpejti në Afërditë. “Hapi ynë i ardhshëm është më i madh dhe më lart”, -tha ai.

Në shtator, MBRSC nënshkroi një marrëveshje me Administratën Kombëtare të Hapësirës të Kinës për të kryer eksplorime të përbashkëta hapësinore, duke përfshirë dërgimin e roverit të ardhshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe në bordin e Chang'e-7 për t'u ulur në Hënë, i cili thuhet se është planifikuar të nisë në vitin 2026. (Fatosi)