Ekspozita ndërkombëtare e tregtisë digjitale nis në Kinën lindore
2022-12-13 13:45:15

 

Foto:VCG

Ekspozita e parë Globale e Tregtisë Digjitale, Hang Zhou, 12 dhjetor 2022(Foto:VCG)

Ekspozita e parë Globale e Tregtisë Digjitale u hap të dielën në Hangzhou, kryeqendra e provincës Zhejiang të Kinës lindore, njofton “Xinhua”.

Organizatat dhe ndërmarrjet ndërkombëtare nga më shumë se 50 vende dhe rajone janë ftuar të marrin pjesë në ekspozitë për të diskutuar tema të nxehta mbi tregtinë digjitale globale dhe për të shtyrë hapjen dhe bashkëpunimin e ekonomisë digjitale në një rrugë të shpejtë.

“Si një pjesë e rëndësishme e ekonomisë digjitale, tregtia digjitale përfaqëson një prirje të re në zhvillimin e tregtisë globale dhe është një motor i ri për rritjen e tregtisë globale, duke injektuar vitalitet të ri në rimëkëmbjen dhe rritjen e ekonomisë botërore”,- tha Wu Zhengping, kreu i zyrës së zhvillimit tregtar të Ministrisë së Tregtisë së Kinës.

Ekspozita e parë Globale e Tregtisë Digjitale, Hang Zhou, 12 dhjetor 2022(Foto:VCG)

Ekspozita me temë “Lidhja e tregtisë digjitale me botën” është bashkësponsorizuar nga qeveria popullore e provincës Zhejiang dhe Ministria e Tregtisë. Ajo do të zgjasë deri të mërkurën. (Fatosi)