PE pezullon të gjitha kompetencat dhe detyrat që i janë deleguar Eva Kailit
2022-12-12 15:42:53

Foto: VCG

Zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian Eva Kaili i janë hequr kompetenca pas lidhjes së saj me hetimin e korrupsionit në Belgjikë.

Kaili, e cila përfaqëson Greqinë, u arrestua mbrëmjen e së premtes në Belgjikë, së bashku me disa të dyshuar të tjerë, në një hetim të dyshuar për korrupsion, shkruan “DPA”, citon “ATSH”.

“Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola ka vendosur të pezullojë me efekt të menjëhershëm të gjitha kompetencat dhe detyrat që i janë deleguar Eva Kailit në cilësinë e saj si zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian”, tha një zëdhënëse.

Vendimi për shkarkimin e Kailit, 44 vjeçe, nga posti i zëvendëspresidentit mund të merret vetëm nga vetë parlamenti.

Zyra e prokurorit njoftoi se hetimi po shqyrtonte tentativën e ndikimit të huaj dhe akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. (Fatosi)