Presidenti i COP15: Progres pozitiv shihet në konsultimet mbi kornizën globale të biodiversitetit pas 2020-s
2022-12-12 13:32:33

Foto: Visual People

Përparim pozitiv është bërë në konsultimet mbi kuadrin global të biodiversitetit pas vitit 2020, tha deklaroi Huang Runqiu, president i takimit të 15-të të Konferencës së Palëve (COP15) të Konventës së OKB-së mbi Diversitetin Biologjik, citon “Xinhua”.

Huang, gjithashtu ministër i Ekologjisë dhe Mjedisit në Kinë, tha në një seancë plenare se ka ende shumë sfida për të arritur një kornizë që balancon ambicien dhe pragmatizmin.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregojnë guxim dhe të demonstrojnë vullnetin dhe sinqeritetin më të madh politik, me gjithëpërfshirjen më të madhe dhe një frymë plotësisht bashkëpunuese.

Grupet e punës raportuan mbi përparimin e tyre të konsultimit në seancën plenare të së shtunës, e cila shqyrtoi dhe miratoi 23 vendime, që përbënin rreth një të tretën e të gjitha rezolutave të konferencës. (Fatosi)