Zyrtari i lartë i PKK-së përkrah ekonominë private dhe konsolidimin e sektorit publik
2022-12-12 23:19:31

Li Qiang duke mbajtur një fjalim në seancën e hapjes të Kongresit të 13-të Kombëtar të Federatës Mbarëkineze të Industrisë dhe të Tregtisë në Pekin, 11 dhjetor 2022/ Xinhua

Li Qiang duke mbajtur një fjalim në seancën e hapjes të Kongresit të 13-të Kombëtar të Federatës Mbarëkineze të Industrisë dhe të Tregtisë në Pekin, 11 dhjetor 2022/ Xinhua

Duhet të vijojnë përpjekjet për krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin cilësor të biznesit privat, që të jetë më i hapur ndaj botës dhe të mbështetet më shumë te shkenca e teknologjia, theksoi zyrtari i lartë i PKK-së Li Qiang në fjalimin e mbajtur të dielën në seancën e hapjes të Kongresit të 13-të Kombëtar të Federatës Mbarëkineze të Industrisë dhe të Tregtisë (ACFIC).

Li tha se Federata duhet të shfrytëzojë plotësisht rolin e rëndësishëm të ndërmarrjeve private në stabilizimin e tregut të punësimit, shtimin e të ardhurave të banorëve, nxitjen e begatisë së përbashkët, rigjallërimin rural dhe krijimin e marrëdhënieve harmonike të punës.

Ai shtoi se duhet të bëhen përpjekje edhe për krijimin e marrëdhënieve të mira e të pastra ndërmjet qeverisë e biznesit, përfshirë zbatimin e politikave në favor të biznesit, krijimin e një mjedisi ligjor transparent dhe formimin e një tregu me konkurrencë më të ndershme. (Wang Lei/ Artan)