FMN: Ekonomia shqiptare rritet me 3.7%, ndikim turizmi dhe pasuritë e paluajtshme
2022-12-12 14:09:11

Foto: ATSH

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi konsultimin e Nenit IV me Shqipërinë, njofton “ATSH”.

Përmes një deklarate zyrtare, bëhet e ditur se rritja reale e PBB-së pritet të jetë 3.7% në vitin 2022. Kjo si pasojë e aktivitetit të fuqishëm në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe shërbime.

Theksohet se kjo rritje pritet të ngadalësohet në vitin që vjen, duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare, ngadalësimin në Evropë.

Nga ana tjetër, Bordi i FMN-së thekson se inflacioni është rritur gjatë vitit 2022, dhe se do të rikthehet në objektivin e BSH-së prej 3% vetëm në mesin e 2024-s.

Bordi i FMN-së parashikon që borxhi të bjerë në rreth 64% në vitin 2027.

Drejtorët ekzekutivë përgëzuan autoritetet shqiptare për reagimin e tyre vendimtar të politikës ndaj goditjeve të shumta që nga viti 2019 dhe mirëpritën rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike.  (Fatosi)