Industria e fibrave kimike të Kinës sheh rritje të të ardhurave
2022-12-12 14:28:51

Foto: VCG

Industria e fibrave kimike të Kinës regjistroi rritje në të ardhurat e saj operative në 10 muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, kompanitë e mëdha me të ardhura vjetore prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.87 milionë dollarë amerikanë) në industri kanë grumbulluar 903.8 miliardë juanë nga janari në tetor, me një rritje prej 6.8 për qind nga viti në vit.

Fitimet totale të industrisë, megjithatë, ranë 65.5 për qind nga një vit më parë në 19 miliardë juanë, njoftoi ministria.

Gjatë periudhës janar-tetor, prodhimi total i industrisë arriti në 56.25 milionë tonë, me një rritje prej 0.4 për qind nga viti në vit, treguan të dhënat e ministrisë. (Fatosi)