BE financon projektin IAP
2022-12-12 11:21:23

Foto: RTSH

Komisioni Europian pranoni kërkesën e Shqipërisë dhe merr përsipër financimin e një pjese të projektit Adriatiko-Jonian, IAP, njofton “RTSH”.

Ai lidh terminalin lundrues të gazit të lëngshëm në Vlorë me pikën e daljes së projektit transballkanik në Fier

Lajmi vjen pas shumë kohësh diskutimesh me Komisionin Europian dhe BE.

Zbatimi i projektit i sjell Shqipërisë një investim të rëndësishëm në kuadër të nismës së saj për t’u bërë eksportuese neto e energjisë.

Vepra është 33 kilometra dhe është pjesa më e rëndësishme në territorin shqiptar.

Projekti është pjesë e financimit prej më shumë se 1 miliard euro që vendet e BE-së kanë planifikuar në ndihmë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të mbështetjes për përballimin e krizës energjetikë që vjen nga koinflikti Rusi-Ukrainë.

Shqipëria ka përfituar 85 milionë euro në fazën e parë të këtij financimi.

Ajo ka aplikuar edhe për dy projekte të tjerë të rëndësishëm që pritet të financohen në kuadër të projektit të mësipërm, por që janë projekte ku konkurrohet mes të gjashtë vendeve për të marrë financimin e kërkuar.

Financimi i shumëpritur i IAP-it e bën tregun shqiptar të energjisë të përparojë, duke shënuar risi. (Fatosi)