Presidenti kinez thekson nevojën për mbrojtjen sistematike të trashëgimisë kulturore jomateriale
2022-12-12 22:00:36

Fshatarë duke mbledhur gjethe çaji në një kopsht çaji në kontenë Mianxian të qytetit Hanzhong në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, 19 prill 2022. /”Xinhua”

Fshatarë duke mbledhur gjethe çaji në një kopsht çaji në kontenë Mianxian të qytetit Hanzhong në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, 19 prill 2022. /”Xinhua”

Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar rëndësinë e përparimit të madh në mbrojtjen sistematike të trashëgimisë kulturore jomateriale dhe të promovimit më të mirë të kulturës kineze anembanë botës.

Xi, gjithashtu sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i tha këto kohët e fundit në një udhëzim të rëndësishëm mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Më 29 nëntor, përgatitja tradicionale e çajit e Kinës u shtua në listën e trashëgimive kulturore jomateriale të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Kjo përfshirje është e rëndësishme për nxitjen e kulturës kineze të çajit, vuri në dukje Xi.

Sipas tij, duhet të merren masa konkrete për mbrojtjen sistematike të trashëgimisë kulturore jomateriale, në mënyrë që të përmbushen nevojat intelektuale e kulturore në rritje të njerëzve dhe të shtohet besimi te kultura dhe forca e saj.

Kreu i shtetit i Kinës shtoi se duhet të bëhen përpjekje gjithashtu për të inkurajuar transformimin krijues dhe zhvillimin inovator të kulturës tradicionale kineze, për të forcuar unitetin e kombit kinez dhe forcën tërheqëse të kulturës kineze, për të thelluar shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë me qytetërimet e tjera dhe për të treguar historitë e kulturës tradicionale kineze, për ta paraqitur më mirë kulturën kineze në botë.

Në 29 nëntor, "Teknikat tradicionale të përpunimit të çajit dhe praktikat shoqërore të lidhura me të në Kinë" kaluan shqyrtimin në sesionin e 17-të të Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, të zhvilluar në kryeqytetin e Marokut Rabat.

Kina tani ka 43 objekte në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale dhe vazhdon të jetë vendi me numrin më të madh të këtyre objekteve në botë. (Artan)