Italia ndez pemën më të madhe të krishtlindjes në botë, 750 metra e gjatë
2022-12-12 14:36:58

Foto: VCG

Italia ka ndezur zyrtarisht pemën më të madhe të krishtlindjes në botë, në qytetin mesjetar të Umbrianit, Gubbio, njofton “CGTN”.

Sipërfaqja është mjaft e madhe, sa për të mbuluar 30 fusha futbolli. Ajo ka 750 metra gjatësi dhe 450 metra në gjerësi përgjatë shpatit të malit Ingino.

Pema përbëhet nga 7.5 kilometra kabllo elektrike dhe 700 drita dhe ylli ndodhet në Bazilikën e Patronit vendas Saint Ubaldo.

Filippo Mario Stirati, kryetari i bashkisë së qytetit, thotë se ekspozita është një burim i madh krenarie.

“Pema është kthyer në një ikonë ndërkombëtare, e njohur ndër pemët më domethënëse të krishtlindjes në botë, si ato në Nju Jork apo Australi”, tha Stirati.

Pema është shijuar nga vendasit dhe turistët ndër vite.

Pema e krishtlindjes Gubbio ka qenë një spektakël i përvitshëm që nga viti 1981. Ajo u fut zyrtarisht në librin e rekordeve “Guinness” në vitin 1991. Më shumë se tre dekada më vonë, hyrja e saj mbetet e pakundërshtueshme. (Fatosi)