Stokholmi pret ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Nobel” 2022
2022-12-12 13:34:33

Foto: VCG

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Nobel” u mbajt të shtunën në kryeqytetin suedez, njofton “Xinhua”.

Laureatët e këtij viti i morën çmimet e tyre në Sallën e Koncerteve.

Laureatët e këtij viti janë: Alain Aspect, John F. Clauser dhe Anton Zeilinger (Fizikë); Carolyn R. Bertozzi, K. Barry Sharpless dhe Morten Meldal (Kimi); Svante Paabo (Fiziologji ose Mjekësi); Annie Ernaux (Letërsi); dhe Ben S. Bernanke, Douglas W. Diamond dhe Philip H. Dybvig (Ekonomi).

Duke iu drejtuar laureatëve, Carl-Henrik Heldin, kryetar i Bordit të Fondacionit Nobel, tha se bota ishte në një kohë me kriza dramatike energjie dhe ushqimore, diskriminim të dukshëm, pabarazi sociale dhe ekonomike dhe përshpejtim të ndryshimeve klimatike që kërkonin një rritje urgjente të zgjidhjeve.

“Përballë kësaj morie krize dhe sfidash, bota ka nevojë për shkencëtarë të përkushtuar që kërkojnë pa pushim të vërtetën dhe shtyjnë kufijtë e njohurive tona”, shtoi ai.

Pas ceremonisë së dy viteve të mëparshme të mbajtur online për shkak të pandemisë Covid-19, në ceremoninë e sivjetme morën pjesë edhe laureatë nga viti 2020 dhe 2021.

Çmimet “Nobel” janë dhënë çdo vit që nga viti 1901. Fituesit shpallen në tetor të çdo viti. (Fatosi)