11 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Maleve
2022-12-12 15:36:48
Foto: ATSH
Dita Ndërkombëtare e Maleve festohet çdo vit në 11 dhjetor për të krijuar ndërgjegjësim për rëndësinë e maleve për jetën, shkruan “ATSH”.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri, në një postim në rrjetet sociale, thekson se ruajtja e maleve është faktor kyç për një zhvillim të qëndrueshëm.
Tema e Ditës së Maleve për vitin 2022 është “Gratë lëvizin malet”.
Shqipëria është një vend ku 2/3 e territorit e zenë malet.
Shumë prej tyre janë mbi 1500 metra mbi nivelin e detit.
Korabi është mali më i lartë me 2764 metra.
Turizmi malor tërheq rreth 15-20% të turizmit. (Fatosi)
Lajmet Kryesore