Plani rus për kufizimin e çmimit të naftës dështon në BE
2022-12-12 15:24:13

Foto: CGTN

Turqia u shfaq si një pengesë kritike për një plan kompleks ndërkombëtar për të privuar Rusinë nga të ardhurat e naftës gjatë kohës së luftës, ndërsa numri i cisternave që prisnin të dilnin nga Deti i Zi përmes ngushticave turke vazhdoi të rritet, shkruan “CGTN”.

Ankaraja zyrtare ka refuzuar të heqë një rregull të ri të inspektimit të sigurimeve që zbatoi në fillim të muajit, pavarësisht presionit prej ditësh nga zyrtarët perëndimorë.

Një total prej 28 cisterna nafte janë në radhë duke kërkuar të largohen nga ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve, njoftoi agjencia e transportit “Tribeca” dhe autoritetet turke konfirmuan se shumica dërrmuese ishin anije të BE-së, me një pjesë të madhe të naftës të destinuar për portet e BE-së.

Vendet e pasura të G7-s, Bashkimi Evropian dhe Australia ranë dakord të ndalojnë ofruesit e shërbimeve të transportit detar, si sigurues, që të ndihmojnë në eksportimin e naftës ruse nëse nuk i përmbahet kufirit të tyre të çmimit për naftën ruse, por tani Turqia po refuzon të lejojë anijet pa sigurim të duhur.

Siguruesit perëndimorë thanë se nuk mund të siguronin dokumentet e kërkuara nga Turqia pasi ajo mund t'i ekspozonte ndaj sanksioneve nëse do të dilte se ngarkesat e naftës që ata mbulonin shiteshin me çmime që tejkalonin kufirin.

Autoriteti turk njoftoi se në rast të një aksidenti që përfshin një anije në shkelje të sanksioneve, ishte e mundur që dëmi të mos mbulohej nga një fond ndërkombëtar i derdhjes së naftës. (Fatosi)