Kina do të nxjerrë mbi 750 miliardë juanë bono të posaçme thesari
2022-12-12 13:29:15

Foto: VCG

Emetimi i ardhshëm i bonove të posaçme të thesarit të Kinës prej 750 miliardë juanë (rreth 108 miliardë dollarë amerikanë) është një rikthim i borxhit dhe nuk do të rrisë deficitin fiskal të vendit, bën të ditur Ministria e Financave, njofton “Xinhua”.

Ministria emetoi obligacione të posaçme thesari me vlerë 1.55 trilionë juanë me maturime kryesisht 10 dhe 15 vjet në vitin 2007 dhe lëshoi bono qarkulluese në vitin 2017 për të shlyer obligacionet e duhura atë vit.

Emetimi i ardhshëm do të jetë një vazhdim i obligacioneve të posaçme të thesarit prej 750 miliardë juanësh që janë gati të maturohen këtë muaj.

Sipas ministrisë, emetimi i obligacioneve, më 12 dhjetor, synon banka të veçanta në tregun ndërbankar të obligacioneve. (Fatosi)