Tibeti nxjerr masa për kultivimin e talenteve
2022-12-11 17:04:43

nga VCG

nga VCG

Departamenti i Organizimit i Komitetit të Partisë Komuniste të Kinës të Rajonit Autonom të Tibetit prezantoi 19 masa nxitëse që synojnë kultivimin, tërheqjen, punësimin dhe mbajtjen e talenteve.

Rajoni do të zgjedhë çdo vit një grup talentesh strategjikë, udhëheqës dhe të rinj, si dhe ekipe inovative shkencore dhe teknologjike, të quajtura “talentet e Qomolangma”, dhe do t'u sigurojë atyre financimin e projektit deri në 10 milionë juanë (rreth 1.43 milionë dollarë) dhe shtesat e jetesës brenda një periudhe 5-vjeçare, bën të ditur “Xinhua”.

Masat do të mbështesin gjithashtu talentet në shërbim në Tibet që ndjekin studimet pasuniversitare, ndërsa departamentet përkatëse do të koordinohen me universitetet më të mira në Kinë për të trajnuar studentët e doktoraturës për Tibetin. Sipas masave, do t'u ofrohen subvencione të të ardhurave talenteve nga jashtë Tibetit dhe do të financohen subvencione për punëdhënësit që tërheqin talente nga jashtë Tibetit.

nga VCG

nga VCG

Departamenti i organizimit njoftoi se komoditetet e punës dhe jetës dhe shërbimet preferenciale - veçanërisht mbështetja e strehimit - do të ofrohen gjithashtu për të mbajtur talentet. (Irma)