Teknologjia “blockchain” i bën më të aksesueshme shpellat e vjetra mijëvjeçare
2022-12-11 16:26:49

nga VCG

nga VCG

Kina nxori një platformë digjitale të trashëgimisë kulturore të mbështetur nga teknologjia “blockchain” për të ndarë me njerëz anembanë botës paraqitjet digjitale të shpellave të vjetra prej gjashtë mijëvjeçarësh në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore.

E zhvilluar së bashku nga Akademia Dunhuang dhe gjiganti kinez i teknologjisë “Tencent”, platforma mund të autorizojë përdorimin e mbi 6500 pjesëve të materialeve me definicion të lartë në kohë reale, duke përfshirë skanimin digjital të muraleve dhe dorëshkrimeve Dunhuang të ruajtura në shpella të tilla si vendet e trashëgimisë kulturore botërore, Mogao dhe tempulli Bingling, bën të ditur “Xinhua”.

Më parë, njerëzit duhej të prisnin edhe një javë përpara se të merrnin autorizimin për të përdorur ato burime digjitale, sipas akademisë.

Platforma gjithashtu fton njerëzit të bashkohen në dizajnimin e produkteve kulturore dhe krijuese me këto burime kulturore dhe të ndajnë fitimet e krijuara nga krijimet e tyre.

Akademia Dunhuang filloi projektin e digjitalizimit në vitet 1990 për të krijuar versione digjitale të shpellave Mogao dhe tempuj të tjerë të shpellave dhe ka grumbulluar burime masive kulturore digjitale, tha Su Bomin, drejtor i akademisë, duke shtuar se grupi i parë i këtyre materialeve është i hapur për publikun. Teknologjia transparente, e pandryshueshme dhe e gjurmueshme e “blockchain”, e shoqëruar me teknologji të tjera, duke përfshirë njohjen e fytyrës për vërtetimin e identitetit dhe inteligjencën artificiale, mund të sigurojë rregullimin e tregut digjital dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale të produkteve digjitale, duke ofruar një gjurmë të verifikueshme auditimi të transaksioneve, tha Li Hang, nënkryetar i marketingut dhe marrëdhënieve publike të “Tencent”.

nga VCG

nga VCG

Kjo është një ndërmarrje pioniere për ofrimin e shërbimeve të burimeve digjitale në fushën e relikteve kulturore, e cila mund të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të përdorimit të burimeve, tha Luo Jing, zyrtar i Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. (Irma)