Samiti Kinë-Vendet Arabe çon përpara miqësinë tradicionale, nxit një komunitet më të ngushtë me një të ardhme të përbashkët
2022-12-11 17:29:59

Samiti i parë Kinë-Vendet Arabe u mbajt me sukses të premten me pjesëmarrjen e presidentit kinez dhe më shumë se 10 liderëve nga shtetet arabe. Ky samit ishte një mundësi për t’i çuar marrëdhëniet kino-arabe në lartësi të reja, për të elaboruar frymën e miqësisë mes tyre, për të forcuar bashkëpunimin në të ardhmen dhe për të formuar një komunitet kino-arab me një të ardhme të përbashkët.

Xi shtjelloi shpirtin e miqësisë kino-arabe që përmban karakteristika të tilla si "solidariteti dhe ndihma e ndërsjellë, barazia dhe përfitimi reciprok, përfshirja dhe mësimi dypalësh".

Vitet e fundit Kina dhe bota arabe kanë ndjekur së bashku një zhvillim produktiv të përbashkët përmes bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm në fusha të ndryshme. “Kina dhe shtetet arabe duhet të fokusohen në zhvillimin ekonomik dhe promovojnë bashkëpunimet me përfitime reciproke,” - tha Xi, duke theksuar se ata duhet të forcojnë sinergjinë mes strategjive të tyre të zhvillimit dhe të promovojnë bashkëpunimin me cilësi të lartë nën nismën "Një brez, një rrugë".

Të dy palët kanë ndërtuar 17 mekanizma bashkëpunimi në kuadër të Forumit të Bashkëpunimeve Kinë-Vendet Arabe. Gjatë dekadës së fundit, vlera e tregtisë është rritur me 100 miliardë dollarë amerikanë, me një vëllim të përgjithshëm që i tejkalon 300 miliardë dollarë. Investimet direkte të Kinës në vendet arabe u rritën me 2.6 herë në këtë periudhë, me stokun e investimeve që arriti në 23 miliardë dollarë, ndërsa janë realizuar mbi 200 projekte të nismës "Një brez, një rrugë", nga të cilat kanë përfituar rreth 2 miliardë njerëz nga të dy palët. (Xu Guang)