Kina lançon këshilla për vetëtestimin e antigjenit Covid-19
2022-12-10 16:27:07

nga VCG

nga VCG

Kina lançoi një skemë për të udhëzuar personat se si të bëjnë siç duhet vetë një test të antigjenit Covid-19, duke përfshirë njerëzit që duan të bëjnë një test, ata që punojnë në vende të mbushura me njerëz dhe të moshuarit, shkruan “Xinhua”.

Në qarkoren e publikuar nga Mekanizmi i Parandalimit dhe Kontrollit kundër Covid-19 i Këshillit të Shtetit thuhet se njerëzit që rezultojnë pozitivë me kompletet e antigjenit mund të izolohen në shtëpi dhe të marrin barnat e duhura për trajtim, nëse janë asimptomatikë ose shfaqin simptoma të lehta.

Sipas qarkores, nëse gjendja e tyre përkeqësohet, ata duhet të shkojnë në klinikat e etheve në institucionet mjekësore për trajtim me ndihmën e punonjësve shëndetësorë të komunitetit.

Për personat që jetojnë në shtëpi ose në ambiente të kujdesit për të moshuarit, qeveritë vendore duhet t'u ofrojnë atyre kompletet e antigjenit falas, sipas numrit të të moshuarve në zona dhe shpeshtësisë së testimit të tyre, thuhet në dokument.

nga VCG

nga VCG

Njerëzit që rezultojnë negativë me kompletet e antigjenit mund të angazhohen në punë dhe studime normale dhe të jetojnë një jetë normale, thuhet në dokument. (Irma)