Avioni i parë i madh kinez i pasagjerëve C919 iu dorëzua kompanisë China Eastern Airlines
2022-12-10 17:40:16

Kompania Ajrore e Lindjes e Kinës mori në dorëzim të premten avionin e parë të pasagjerëve C919. Avioni i ri bëri një fluturim të shkurtër nga aeroporti Pudong në atë të Hongqiaos, të dy në Shangai, për të shënuar këtë moment historik.

I zhvilluar nga Korporata Tregtare e Avionëve të Kinës, C919 është avioni i parë i madh i pasagjerëve i prodhuar brenda vendit. Ky dorëzim shënoi një gur themeli në zhvillimin e avionëve të mëdhenj në Kinë, në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtarisht të vlefshmërisë ajrore.
Avioni me 164 vende, i cili mori certifikatën e aftësisë ajrore në muajin shtator, ka një strukturë me dy kategori, ato biznes dhe ekonomik. Pas dorëzimit, ky avion do të kryejë më shumë se 100 orë fluturime testimi pa pasagjerë për verifikimin përfundimtar, me ndalesa në Shangai, Pekin dhe Guangzhou. Avioni pritet të vihet në përdorim tregtar në pranverën e vitit 2023. (Xu Guang)