Tridhjetë e pesë varre të dinastisë Tang gjenden në Kinën lindore
2022-12-10 17:14:22

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Gërmimet arkeologjike në 35 varre që datojnë nga dinastia Tang (618-907) kanë përfunduar tashmë në qytetin Liaocheng, në provincën Shandong të Kinës lindore, njoftoi Instituti provincial i Relikteve Kulturore dhe Arkeologjisë, citon “Xinhua”.

Në këto gërmime u zbuluan më shumë se 110 relikte kulturore të materialeve të ndryshme, si qeramikë, porcelan, bronz, hekur dhe dru.

Pesëmbëdhjetë varre datohen qartë, gjë që siguron një standard të rëndësishëm për ndarjen e varreve në provincën Shandong dhe ndihmon në studimin e evolucionit të varreve me tulla të vogla dhe të mesme të Dinastisë Tang në pjesën lindore të Shandong.

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Enë në formë kulle, tas të bardhë prej porcelani, pjata dhe relikte të tjera të zbuluara ofrojnë materiale të reja për studimin e riteve dhe zakoneve funerale në fundin e dinastisë Tang në këtë zonë.

Epitafet shërbejnë si mostra për të korrigjuar dhe rishikuar identifikimin e moshës së personave në varre me mjete moderne shkencore. (Irma)