Kina dhe Arabia Saudite kryejnë biznesin e parë të pagesave ndërkufitare me RMB
2022-12-09 22:36:35


Foto: VCG

Foto: VCG

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha të premten në një konferencë për shtypin se përdorimi i pagesave ndërkufitare me monedhën kineze RMB ka luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e shkëmbimeve tregtare kino-arabe, duke qenë një mikrokozmos i gjallë i lehtësimit të tregtisë e investimeve mes Kinës dhe vendeve arabe. 

Sipas njoftimeve, në prag të mbajtjes së Samitit të 1-rë Kinë-Shtetet Arabe, qyteti kinez Yiwu, i njohur si “supermaket botëror”, dhe Arabia Saudite kanë kryer biznesin e parë të pagesave ndërkufitare me RMB. 

Zëdhënësja Mao Ning theksoi se ky është një lajm i mirë. Sipas saj, gjatë dhjetë vjetëve të fundit, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar ndërmjet Kinës dhe vendeve arabe ka arritur vazhdimisht nivele të reja. Tani Kina është partnerja më e madhe tregtare e vendeve arabe. Në vitin 2021, vlera e investimeve të drejtpërdrejta kineze në vendet arabe arriti në 23 miliardë dollarë, ndërsa vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe vendeve arabe ishte 330.3 miliardë dollarë, duke u rritur përkatësisht 2.6 dhe 1.5 herë në krahasim me dhjetë vjet më parë. Në tre tremujorët e parë të këtij viti, vëllimi i tregtisë ndërmjet Kinës dhe vendeve arabe kapi vlerën rreth 319.3 miliardë dollarë, 35.28 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, afër vëllimit të mbarë vitit 2021.

 “Presidenti Xi ka thënë gjatë vizitës në Arabinë Saudite se pala kineze është e gatshme të rritë me palën saudite nivelin e bashkëpunimit në sektorët e tregtisë, të investimeve dhe të financës, si edhe të zgjerojë bashkëpunimin në fusha si tregtia elektronike dhe ekonomia digjitale. Besohet se nëpërmjet kësaj vizite do të thellohet dhe  konsolidohet më tej bashkëpunimi konkret dypalësh, duke realizuar përfitime të ndërsjella me cilësi më të lartë dhe në një mënyrë më të thellë,” vuri në dukje Mao.  (Li Huailiang/Artan)