Në Shangai janë ngritur mbi 68.000 stacione bazë 5G
2022-12-09 17:42:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qendra financiare e Kinës, Shangai, ka ndërtuar mbi 68.000 stacione bazë 5G deri më tani, me të 16 rajonet e saj administrative të mbuluara nga rrjeti 5G, thanë autoritetet lokale, citon “Xinhua”.

Deri në fund të tetorit, degët e Shangait të “China Telecom”, “China Mobile” dhe “China Unicom”, tre operatorët kryesorë të telekomunikacionit në Kinë, kishin afërsisht 12 milionë përdorues të telefonave celularë 5G, që përbënin 27 për qind të totalit të përdoruesve të telefonisë celulare në Shangai, me një rritje prej 51.4 për qind në baza vjetore, bëri të ditur Administrata e Komunikimeve të Shangait.

Deri në fund të shtatorit, Shangai kishte marrë drejtimin mbarëkombëtar këtë vit për sa i përket treguesve kryesorë të kapacitetit të rrjetit të tij 5G, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Gjatë kësaj periudhe, raporti i stacioneve bazë 5G ndaj atyre 4G në Shangai arriti në 65.6:100, duke u renditur i pari në Kinë. Ndërkohë, Shangai regjistroi 26.6 stacione bazë 5G për 10.000 banorë, duke u renditur i dyti në mbarë vendin, sipas ministrisë.

Veçanërisht, aeroportet e qytetit, stacionet e trenit dhe rrugët e metrosë kanë arritur mbulim të plotë të sinjaleve 5G, ndërsa mbi 95 për qind e spitaleve të tij të klasit të tretë gëzojnë mbulim 5G.

Spitalet e klasit të tretë renditen në krye të sistemit të klasifikimit të spitaleve me tre nivele të Kinës. Ata kanë më së shumti shtretër spitalor dhe ofrojnë shërbime mjekësore gjithëpërfshirëse. (Irma)