Xi Jinping-u merr titullin “Doktor nderi” nga Universiteti “Mbreti Saud”
2022-12-09 15:17:08

 

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mori pjesë të enjten pasdite në Riad të Arabisë Saudite në ceremoninë e dhënies së titullit “Doktor nderi” nga Universiteti “Mbreti Saud”.

 

VCG

VCG

VCG

VCG

Universiteti  “Mbreti Saud” ka degë për mësimin e gjuhës kineze dhe të përkthimit mes kinezishtes dhe arabishtes. Shumë studentë sauditë mësojnë kinezisht për shkak të pasionit që kanë për kulturën kineze dhe shumë studentë kinezë mësojnë gjuhë dhe letërsi arabe në këtë universitet, çka ka nxitur fuqimisht shkëmbimet kulturore dhe njohjen ndërmjet të dy popujve. Për të vlerësuar arritjet e mëdha të presidentit Xi Jinping në qeverisjen e vendit dhe kontributin e tij të rëndësishëm për miqësinë saudito-kineze, Universiteti  “Mbreti Saud” është i nderuar që i jep atij titullin “Doktor nderi” në menaxhim. (Jiang Lei)