Presidenti kinez Xi Jinping takohet me presidentin e Komoreve
2022-12-09 22:45:29

Presidenti kinez Xi Jinping u takua në mëngjesin e së premtes në kryeqytetin saudit Riad me presidentin e Komoreve Azali Assoumani.

Foto: CGTN

Foto: CGTN

Presidenti Xi theksoi se Kina i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Komoret dhe është e gatshme të bëhet një mike dhe partnere e mirë e Komoreve në rrugën e rilindjes dhe zhvillimit. Pala kineze vlerëson mbështetjen afatgjatë të Komoreve mbi çështjet që kanë lidhje me interesat thelbësore e shqetësimet kryesore të Kinës dhe do të vazhdojë të mbështesë Komoret në ruajtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial, për të realizuar zhvillimin ekonomik e social të vendit dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve. Pala kineze gjithashtu përkrah palën e Komoreve që të luajë një rol më të madh në çështjet ndërkombëtare e rajonale dhe është e gatshme të thellojë bashkëpunimin dypalësh e të forcojë mbështetjen e ndërsjellë, duke ruajtur interesat e përbashkët të vendeve në zhvillim dhe barazinë e drejtësinë ndërkombëtare.

Presidenti Azali Assoumani tha nga ana e tij se Komoret dhe Kina kanë marrëdhënie miqësore tradicionale. Që prej ditës së pavarësisë së Komoreve, Kina ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Komoret, duke i ofruar ndihmë në kohën më të vështirë. Projektet infrastrukturore dhe furnizimet mjekësore e vaksinat ndihmë nga Kina kanë sjellë përfitime për popullin e Komoreve. Pavarësisht se me çfarë sfidash do të përballet Kina në të ardhmen, Komoret do të vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri përkrah saj. Pala e Komoreve mbështet ribashkimin e plotë të Kinës, përkrah të gjitha propozimet e paraqitura nga Kina për të ruajtur paqen e zhvillimin botëror dhe është e gatshme të mbrojë me palën kineze multilateralizmin. (Li Huailiang/Artan)