Autoritetet palestineze, marrëveshje 80 milionë euro me institucionet europiane
2022-12-09 18:09:55

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet palestineze dhe përfaqësues të institucioneve europiane nënshkruan një sërë marrëveshjesh investimi dhe financimi me vlerë 80.65 milionë euro (84.83 milionë dollarë amerikanë), për të nxitur zhvillimin ekonomik në territoret palestineze, shkruan “Xinhua”.

Marrëveshjet u nënshkruan në kuadër të Forumit të Biznesit Bashkimi Evropian-Palestinë, i cili u zhvillua në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Në forum morën pjesë kryeministri palestinez, Mohammed Ishtaye, udhëheqës biznesi palestinezë dhe evropianë, bankierë, investitorë dhe përfaqësues të qeverisë.

Qeveria palestineze dhe BE-ja nënshkruan një marrëveshje financimi me vlerë 30.5 milionë euro (32.08 milionë dollarë) për të nxitur rritjen duke mbështetur projektet e sektorit privat, njoftoi zyra e kryeministrit Ishtaye në një deklaratë.

Sipas marrëveshjes, të dyja palët vendosin kushte për përfitimin e këtyre projekteve deri në fillim të vitit 2023.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe institucionet financiare franceze, holandeze dhe italiane nënshkruan gjithashtu marrëveshje kredie në vlerë prej 50.15 milionë euro (52.75 milionë dollarë amerikanë), për të mbështetur startup-et palestineze, punësimin dhe rritjen ekonomike. (Irma)