Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Arabinë Saudite
2022-12-08 17:07:45

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në kryeqytetin e Arabisë Saudite Riad me aeroplan të posaçëm, me ftesë të mbretit saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud. Xi do të marrë pjesë në Samitin e 1-rë Kinë-Shtetet Arabe dhe në Samitin Kinë-Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit, si edhe do të bëjë një vizitë shtetërore në Arabinë Saudite.

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Në fjalimin e tij me shkrim, Xi Jinping-u përshëndeti sinqerisht dhe shprehu urimet më të mira për qeverinë dhe popullin saudit në emër të qeverisë dhe popullit kinez. Xi vuri në dukje se, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Arabisë Saudite para 32 vjetëve, besimi i ndërsjellë strategjik dypalësh është konsoliduar vazhdimisht dhe bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme ka arritur rezultate të frytshme. “Veçanërisht pas krijimit nga të dy vendet të partneritetit të gjithanshëm strategjik në vitin 2016, mbreti Salman dhe unë i kemi udhëhequr marrëdhëniet Kinë-Arabi Saudite për të arritur një zhvillim thelbësor, duke sjellë përfitime për të dy popujt dhe duke promovuar fuqishëm paqen, stabilitetin, begatinë dhe zhvillimin rajonal. Gjatë vizitës, unë do të shkëmbej pikëpamje të thelluara me mbretin Salman dhe princin e kurorës Mohammed për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët, duke planifikuar së bashku drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve kino-saudite. Mezi pres të marr pjesë në Samitin e 1-rë Kinë-Shtetet Arabe dhe në Samitin Kinë-Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit dhe të punoj me liderët e vendeve arabe dhe të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit për t’i ngritur marrëdhëniet e Kinës me vendet arabe dhe vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në një nivel të ri,” u shpreh presidenti Xi Jinping.  (Fang Xiaoyu/Artan)

foto/Xinhua

foto/Xinhua