Eksportet e tekstileve dhe veshjeve në Kinë, rritje të qëndrueshme në janar-tetor
2022-12-08 17:55:51

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Eksportet e produkteve tekstile dhe veshjeve në Kinë regjistruan një rritje të qëndrueshme në 10 muajt e parë të vitit, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Sipas të dhënave, eksportet e tekstilit gjatë kësaj periudhe kapnin shifrën e 125.7 miliardë dollarëve amerikanë, një rritje me 6.9 për qind në baza vjetore.

Eksportet e veshjeve dhe aksesorëve të Kinës u rritën me 6.4 për qind nga viti në vit në 147.6 miliardë dollarë, ndër të cilat eksportet e veshjeve arritën në 130.4 miliardë dollarë, me 10.3 për qind më shumë nga viti në vit.

Ndërmarrjet kryesore të tekstilit në Kinë panë të ardhurat e tyre të kombinuara operative të rriten me 1.6 për qind nga viti në vit në 4.28 trilionë juanë (rreth 611.65 miliardë dollarë amerikanë) gjatë periudhës janar-tetor.

Të dhënat treguan gjithashtu se shitjet me pakicë në internet të produkteve të veshjeve në vend u rritën me 5.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (Elona)