Krijimi i bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë-vendet arabe
2022-12-08 16:23:50

Të mërkurën nisën në Riyad të Arabisë Saudite Samiti i 1-rë Kino- Arab dhe samiti Kinë-Këshilli i Bashkëpunimit i Vendeve Arabe të Gjirit, që do të zgjasin deri të shtunën. Për një kohë të gjatë, Kina dhe vendet arabe kanë marrëdhënie miqësore me përkrahje të ndërsjellë politike e leverdi të përbashkët ekonomike, duke u bërë shembull i bashkëpunimit  ndërmjet vendeve në zhvillim. Opinioni ndërkombëtar është i mendimit se Samiti Kino-Arab do të jetë një gur kilometrik në historinë e marrëdhënieve kino-arabe, i cili do të promovojë bashkësinë e fateve të përbashkëta Kinë-vendet arabe. (Fani)