Eksperti: Jeta në Kinë do të normalizohet sapo të përmbushen kushtet
2022-12-08 19:49:34

foto: CCTV Plus

foto: CCTV Plus

10 masat e optimizuara në politikën e kontrollit të COVID-19 të Kinës, që u publikuan të mërkurën, nuk janë as një sinjal për lehtësimin e kontrollit dhe as një reagim pasiv, tha kreu i këshillit të ekspertëve për përgjigjen ndaj COVID-19 në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës Liang Wannian.

Sipas tij, qëllimi kryesor i masave të kontrollit të COVID-19 të Kinës është rikthimi i kushteve para pandemisë, por vetëm pasi të përmbushen kërkesat e veçanta.

Liang Wannian-i tha në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës se qasja e Kinës është optimizimi aktiv.

"Ndryshimet dhe përmirësimi i masave të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë mbështeten në shumë faktorë. Kjo është një zgjidhje optimale pas një studimi tërësor të shumë sektorëve dhe grupeve të interesit lidhur me mënyrën e ekuilibrimit të marrëdhënieve midis tyre dhe vlerësimin e virulencës e patogjenitetit të virusit, si edhe aftësinë e sistemit shëndetësor të vendit në trajtimin e pacientëve," u shpreh Liang.

Autoritetet shëndetësore të Kinës kanë bërë ndryshime në protokollet e kontrollit të COVID-19 gjatë tre vjetëve të fundit. Ato përfshijnë publikimin e nëntë edicioneve të udhëzimeve të trajtimit, 20 masa të reja parandalimi dhe kontrolli të njoftuara muajin e kaluar dhe 10 masa të reja të shpallura të mërkurën për përmirësimin e mëtejshëm të politikave të mëparshme.(Artan)