Xi merr pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes të mbajtur nga princi i kurorës i Arabisë Saudite në emër të mbretit
2022-12-08 21:29:27

foto: CCTV

foto: CCTV

Xi merr pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes të mbajtur nga princi i kurorës i Arabisë Saudite në emër të mbretit

Të enjten në mesditë, në emër të mbretit Salman, princi i kurorës dhe kryeministri i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman mbajti një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin Mbretëror në Riad për presidentin kinez Xi Jinping, i cili po zhvillon një vizitë shtetërore në Arabinë Saudite.

Rreth orës 12:20 sipas orës vendore, nën shoqërimin e kolonës së motoçikletave dhe kuajve të pallatit mbretëror saudit, Xi Jinping-u mbërriti në sheshin e Zyrës së Përgjithshme të Pallatit Mbretëror me makinë.

Princi i kurorës dhe kryeministri i Arabisë Saudite Mohammad bin Salman e përshëndeti ngrohtësisht presidentin kinez. I shoqëruar nga princi i kurorës Mohammed bin Salman, Xi Jinping-u inspektoi rojën e nderit të pallatit. Garda e pallatit mbretëror saudit ndoqi protokollin tradicional më solemn të mirëseardhjes për Xi Jinping-un.

Pastaj presidenti Xi bisedoi me princin e kurorës dhe kryeministrin e Arabisë Saudite Mohammad bin Salman. (Zhan Dian/Artan)