Udhëheqja e PKK-së analizon punën ekonomike dhe antikorrupsion për vitin 2023
2022-12-07 19:00:35

Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) zhvilloi një mbledhje të martën për të analizuar dhe studiuar punën ekonomike në vitin 2023 dhe për të bërë rregullime për përmirësimin e sjelljes dhe moralit në Parti, si edhe luftën kundër korrupsionit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Mbledhja u kryesua nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping.

Në mbledhje u theksua se Kina do t’i kushtojë vëmendje të posaçme sigurimit të rritjes së qëndrueshme, punësimit dhe çmimeve; do të parandalojë dhe shmangë rreziqet e mëdha dhe do të përpiqet të arrijë një përmirësim të përgjithshëm të ekonomisë të karakterizuar nga cilësia më e lartë dhe rritja e arsyeshme.

Mbledhja vuri në dukje po ashtu se do të shpallen vazhdimisht politika proaktive fiskale dhe politika të kujdesshme monetare, për një përparimin ekonomik të qëndrueshëm.

Gjithashtu, do të bashkërendohen më mirë politikat në sfera të ndryshme dhe do të optimizohet reagimi kundër epidemisë, për të formuar sinergji për zhvillimin me cilësi të lartë.

Kështu, politikat industriale duhet të nxisin si zhvillimin, ashtu edhe sigurinë; politikat në fushën e shkencës dhe teknologjisë duhet të përqendrohen në vetëmbështetjen e vetëpërmirësimin, ndërsa politikat shoqërore duhet të sigurojnë jetesën e njerëzve.

Foto:VCG

Foto:VCG

Do të bëhen gjithashtu përpjekje për të zgjeruar më tej kërkesën e brendshme dhe për të përdorur plotësisht rolin themelor të konsumit dhe rolin kyç të investimeve.

Në mbledhje u vu në dukje edhe nevoja për të forcuar qëndrueshmërinë e zinxhirëve të industrisë dhe të furnizimit, për të nxitur hapjen në një nivel të lartë dhe për të bërë përpjekje më të mëdha për të tërhequr dhe përdorur investimet e huaja.

Mbledhja e vuri theksin në zhvillimin e një beteje të ashpër dhe të gjatë kundër korrupsionit. Fokusi duhet të jetë në korrupsionin që përfshin si elemente politike, ashtu edhe ekonomike, korrupsionin në sektorë me përqendrim të lartë të pushtetit, fondeve e burimeve, dhe te zyrtarët e korruptuar të rangut të ulët, që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve.(Artan)