Kina përmirëson më tej masat për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19
2022-12-07 20:51:37

Kina deklaroi përmirësimin e mëtejshëm të masave të reagimit kundrejt COVID-19, duke ndryshuar kërkesat e testimit të acidit nukleik, të karantinës, të vizitave mjekësore dhe farmaceutike dhe të klasifikimit të zonave me rrezik, bëri të ditur të mërkurën Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës.

Supermarket në Pekin(Foto:VCG)

Supermarket në Pekin(Foto:VCG)

Organi rregullator i shëndetësisë deklaroi në një njoftim se ndryshimet e sipërpërmendura u bënë sipas situatës së tanishme epidemike dhe mutacionit të virusit.

Tani, për udhëtimet ndërrajonale në vend, nuk do të kërkohen testimi negativ i acidit nukleik, kodi shëndetësor ose testimi në vendmbërritje. Testimi negativ i acidit nukleik dhe kodi shëndetësor kërkohen vetëm në vende si shtëpitë e të moshuarve, shtëpitë e mirëqenies, institucionet mjekësore dhe shkollat fillore e të mesme.

Testimet e antigjenit mund të kryhen në përputhje me kërkesat e parandalimit epidemik, thuhet në njoftim.

Restorante në qendra tregtare, Pekin(Foto:VCG)

Restorante në qendra tregtare, Pekin(Foto:VCG)

Të sëmurët asimptomatikë dhe ata me simptoma të lehta mund të kalojnë karantinën në shtëpi ose të zgjedhin qendra izolimi sipas dëshirës së tyre.

Gjithashtu, janë përmirësuar masat e parandalimit dhe të kontrollit epidemik në shkolla. Shkollat ku nuk ka pasur raste shpërthimi mund të zhvillojnë aktivitete normale mësimdhënëse me prani fizike dhe dyqanet, mensat, pajisjet sportive dhe bibliotekat në kampuset shkollore duhet të hapen në mënyrë të rregullt.

Ndërkohë, Kina do të përshpejtojë vaksinimin për të moshuarit, duke synuar nxitjen e këtij procesi për grupmoshën 60 - 79 vjeç dhe përshpejtimin e normës së vaksinimit për të moshuarit 80 vjeç e lart.(Zhang Yan/Artan)