nga VCG
Kina ka nxjerrë masa të detajuara për të promovuar rolin e informacionit dhe teknologjisë në zhvillimin e mjekësisë tradicionale kineze (TCM) gjatë periudhës së planit të 14-të pesëvjeçar (2021-2025), raporton “Xinhua”.
Deri në vitin 2025 do të krijohet një sistem informacioni TCM që funksionon në koordinim me mekanizmin mjekësor dhe shëndetësor të Kinës, duke synuar të sjellë më shumë përfitime dhe lehtësi për publikun, sipas një plani të publikuar nga Administrata Kombëtare e Mjekësisë Tradicionale Kineze.
Plani inkurajon ngritjen e spitaleve inteligjente TCM në të gjithë vendin dhe promovimin e farmacive dhe shërbimeve mjekësore TCM online.
nga VCG
Sipas planit, transferimi fleksibël i pacientëve ndërspitalorë, njohja reciproke dhe ndarja e raporteve laboratorike dhe ekzaminimeve dhe shërbimeve të tjera do të përmirësohet midis spitaleve TCM. (Elona)