Politikat e reja për të nxitur sektorin e pronave dhe për të lehtësuar rimëkëmbjen
2022-12-07 14:01:31

Departamentet rregullatore financiare në Kinë kanë ndërmarrë një sërë politikash në lidhje me tregun e pronave, i cili pritet të shohë një pikë kthese në vitin 2023. Sipas ekspertëve, këto politika janë shumë domethënëse dhe do të ndihmojë në rritjen e besimit të tregut dhe lehtësimin e rimëkëmbjes. Ata theksojnë se janë vënë në dispozicion më shumë politika për lehtësimin e tregut, deri në arritjen e një rikuperimi të plotë të tij.

Me një frekuencë të lartë masash mbështetëse të lëshuara nga rregullatorët financiarë në nëntor, tregu i pronave pritet të shohë një pikë kthese në vitin 2023, ndërsa rimëkëmbja e tregut vazhdon, thanë ekspertët e industrisë.

Një shtetas kontrollon modelet e shtëpive në një departament shitjesh të pronës së patundshme në Taiyuan, krahinën e Shanxit, më 6 shtator. [Shërbimi i lajmeve foto/Kinë]

Një shtetas kontrollon modelet e shtëpive në një departament shitjesh të pronës së patundshme në Taiyuan, krahinën e Shanxit, më 6 shtator. [Shërbimi i lajmeve foto/Kinë]

Që nga fillimi i nëntorit, departamentet rregullatore financiare në Kinë kanë ndërmarrë një sërë politikash, duke mbuluar kreditë, obligacionet, financimin e kapitalit, fondet e mbikëqyrjes para shitjes dhe bashkimet dhe blerjet e zhvilluesve të pasurive të paluajtshme, ndër të tjera për të siguruar tregun e pronave, si dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm.

“Këto politika të realizuara nga niveli i qeverisë qendrore janë jashtëzakonisht domethënëse dhe konvergjenca e efektit të tyre do të ndihmojë në rritjen e besimit të tregut dhe lehtësimin e rimëkëmbjes”,- deklaroi Wang Xiaoqiang, kryeanalist në Qendrën Kërkimore të të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme Zhuge.

Megjithëse ka pasiguri në afat të shkurtër, Wang sheh se politikat financiare mbështetëse do të forcojnë besimin e tregut, do të kapërcejnë ndikimet negative të Covid-19 dhe do të mundësojnë rimëkëmbjen e tregut të pasurive të paluajtshme me një ritëm të përshpejtuar. Ai theksoi se pret që tregu të dëshmojë rritje pozitive në baza vjetore nga mesi i vitit të ardhshëm.

Politikat e fundit u prezantuan më 28 nëntor, kur agjencitë e pasurive të paluajtshme në Kinë u lejuan të rifillonin rifinancimin dhe bashkimet dhe blerjet pas një pezullimi 12-vjeçar nga rregullatori kryesor i letrave me vlerë, Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë në Kinë.

Kjo lëvizje do të bashkojë forcat me masat e mëparshme lehtësuese nga rregullatorët financiarë, në mbështetje të zgjerimit të kredisë dhe financimit të obligacioneve për të krijuar një mjedis më miqësor dhe mundësi më të mira për rifinancimin e zhvilluesve të pronave, tha Yan Yuejin, (Jan Juexhin)  drejtor i Institucionit të Zhvillimit “E-house China Research”, me bazë në Shangai.

Ndër të gjitha politikat dhe masat e paraqitura, takimi ekzekutiv i Këshillit Shtetëror, i mbajtur më 22 nëntor, shihet si veçanërisht i rëndësishëm.

“Takimi i Këshillit të Shtetit mbahet në një kohë vendimtare pasi ekonomia e përgjithshme e vendit është në proces stabilizimi”, tha Li Yujia, studiuesi kryesor në Qendrën provinciale të Kërkimit të Politikave Rezidenciale të provincës Guangdong.

Sipas Li, takimi vuri në dukje se masat e mbështetjes së kërkesës së arsyeshme duhet të kryhen sipas kushteve të secilit qytet, u përcaktua që kredia e lënë mënjanë për ndërtimin dhe dorëzimin e projekteve të parashitura të sigurohet plotësisht dhe me shpejtësi, si dhe inkurajoi bankat tregtare të lëshojnë kredi të veçanta, për të siguruar realizimin e projektit të strehimit.

Sipas Yan, takimi i Këshillit të Shtetit nuk përsëriti thjesht politikat e mëparshme, por dha udhëzime për qeveritë vendore për të përpunuar masat e tyre të përshtatura, të cilat janë të dobishme për të stabilizuar tregun dhe për të mbështetur konsumin.

Duke lehtësuar kufijtë e huadhënies për projektet e parashitura për të lehtësuar dorëzimin e ndërtesave, Këshilli i Shtetit u përpoq të përmirësonte bilancet e industrisë së pronave dhe të promovonte zhvillimin e shëndetshëm të sektorit të pasurive të paluajtshme, tha Yan. Ai theksoi se nën një udhëzim të tillë, politikat e ardhshme do të kuptohen dhe zbatohen lehtësisht, pavarësisht nëse janë zhvillues pronash, banka komerciale, agjenci të shitjes së shtëpive apo familje.

Sipas Li, çështjet që trajtoi Këshilli i Shtetit janë pasqyruar në grupin 16-pikësh të masave financiare të lëshuara bashkërisht nga Banka Popullore e Kinës dhe Komisioni Rregullator i Bankave dhe Sigurimeve të Kinës, më 23 nëntor.

Grupi 16-pikësh i masave financiare ofron udhëzime për kreditë në të gjithë zinxhirin e industrisë së pasurive të paluajtshme që variojnë nga financimi fillestar dhe zhvillimi i projektit të strehimit deri te hipotekat e marra hua nga individët, shtoi Li.

Qarkores i janë përgjigjur menjëherë disa banka tregtare, duke përfshirë “Agricultural Bank of China”, “Bank of Communications” dhe “Bank of China” për të arritur bashkëpunime strategjike me zhvilluesit e pronave. Ekspertët e industrisë presin që më shumë banka tregtare të ndjekin shembullin.

Marrëveshjet e bashkëpunimit janë në përputhje me frymën e politikave të fundit që kërkojnë që bankat tregtare kombëtare të marrin përgjegjësinë për të mbështetur zhvilluesit kryesorë të pasurive të paluajtshme që të rriten duke stabilizuar kreditë për pronën, tha Liu Shui, kreu i kërkimit në divizionin e korporatave të Akademisë së Indeksit të Kinës, cituar nga “ThePaper.cn”.

Mbështetja e qeverisë qendrore për tregun e pasurive të paluajtshme ishte e paprecedentë në nëntor, së bashku me optimizimin e masave për parandalimin dhe kontrollin e Covid-19.

“Mund të thuhet se janë vënë në dispozicion më shumë politika për lehtësimin e tregut, deri në arritjen e një rikuperimi të plotë të tij”,- tha Wang.