Danimarka, numër rekord të falimentimeve në nëntor
2022-12-07 16:52:39

Bizneset ne danimarke (Foto european-business)

Bizneset ne danimarke (Foto european-business)

Një total prej 331 kompanish aplikuan për falimentim në Danimarkë në nëntor, numri më i lartë në 13 vjet, sipas një raporti të ri të publikuar nga “SMVdanmark”.

Që nga vera bizneset janë goditur rëndë nga inflacioni i lartë, rritja e faturave të energjisë dhe frika për të ardhmen e ekonomisë, citon “Xinhua”. Shumë biznese po përballeshin me vështirësi financiare për shkak të kostove të larta të energjisë dhe prapambetjeve nga pandemia e Covid-19, shton raporti.

“Asnjëherë në historinë e statistikave nuk kemi parë kaq shumë falimentime midis bizneseve me punonjës. Kjo do të thotë se kriza po godet bizneset reale me qarkullim dhe punonjës”,- tha Lasse Lundqvist, një konsulent në “SMVdanmark”.

Megjithëse falimentimet po prekin të gjitha llojet e bizneseve daneze, industria e ndërtimit dhe e shitjes me pakicë janë goditur veçanërisht rëndë. Më shumë se gjysma e falimentimeve në nëntor ishin në sektorin e ndërtimit.

“Fatkeqësisht do të shohim edhe më shumë falimentime në muajt e ardhshëm”,- tha Lundqvist. (Elona)