Zhvillohet Forumi i Bashkëpunimit Mediatik Kino-Arab
2022-12-07 19:07:48

Foto: Forumi i Bashkëpunimit Mediatik Kino-Arab në Riad të Arabisë Saudite, 5 dhjetor 2022 / (Foto:CMG)

Foto: Forumi i Bashkëpunimit Mediatik Kino-Arab në Riad të Arabisë Saudite, 5 dhjetor 2022 / (Foto:CMG)

Foto: Forumi i Bashkëpunimit Mediatik Kino-Arab në Riad të Arabisë Saudite, 5 dhjetor 2022 / (Foto:CMG)

Të hënën u zhvillua me sukses në Riad të Arabisë Saudite Forumi i Bashkëpunimit Mediatik Kino-Arab 2022, i bashkorganizuar nga Grupi Mediatik i Kinës dhe Ministria e Medias e Arabisë Saudite. Në këtë forum morën pjesë në mënyrë virtuale ose me prani fizike mbi 150 zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të organizatave mediatike dhe studiues nga Kina dhe 22 vende arabe.

Në forum u shpall iniciativa e krijimit të partneritetit për të nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimet mediatike ndërmjet Kinës dhe vendeve arabe.

Ministri i Tregtisë e ministri në detyrë i Medias i Arabisë Saudite, Majid bin Abdullah Al Qasabi mbajti fjalim në forum(Foto:CMG)

Në fjalimin e rastit në forum, ministri i Tregtisë e ministri në detyrë i Medias i Arabisë Saudite, Majid bin Abdullah Al Qasabi, u shpreh se vendet arabe e konsiderojnë Kinën si një partnere të besueshme për zhvillimin e përbashkët në fusha të ndryshme dhe shpresojnë që, nëpërmjet këtij forumi, të forcojnë shkëmbimet kulturore e njerëzore me Kinën. Ai shprehu po ashtu shpresën se mediat e të dy palëve do të vënë aktivisht në jetë rezultatet e forumit në të mirë të nxitjes së bashkëpunimit kino-arab.

Presidenti i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong mbajtin fjalim në forum(Foto:CMG)

Ndërsa presidenti i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong u shpreh në një videofjalim se CMG-ja do ta shfrytëzojë forumin si një rast për të thelluar dialogun e shkëmbimet me qarqe të ndryshme shoqërore arabe dhe për të zbatuar Nismën e Zhvillimit Global dhe Nismën e Sigurisë Globale, duke e ngritur nivelin e partneritetit strategjik kino-arab dhe duke dhënë kontributin e medias për ndërtimin e komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit dhe të atij Kinë-vendet arabe.(Zhang Yan/Artan)