Fjalimi i Xi Jinping-ut në mbledhjen përkujtimore për ish-presidentin kinez Jiang Zemin
2022-12-07 16:56:38

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Një mbledhje përkujtimore u mbajt të martën paradite në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin për ish-udhëheqësin kinez Jiang Zemin, i cili u nda nga jeta më 30 nëntor, në moshën 96-vjeçare.

Mbledhja u drejtua nga Xi Jinping, sekretar i përgjithshëm i KQ të PKK-së, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak.

Xi tha se shoku Jiang Zeming ishte një lider i dalluar që gëzonte prestigj të lartë në mbarë Partinë, mbarë ushtrinë dhe në popullin kinez të të gjitha kombësive, një marksist i madh, një revolucionar, politikan, strateg ushtarak dhe diplomat i madh proletar, një luftëtar komunist i sprovuar nga koha dhe një lider i shquar i kauzës së madhe të socializmit me karakteristika kineze. Ai ishte thelbi i udhëheqjes kolektive qendrore të brezit të tretë të Partisë dhe themeluesi kryesor i Teorisë së Tre Përfaqësimeve.

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Mbledhja u transmetua drejtpërdrejt në radio e televizion dhe nëpërmjet portaleve të lajmeve në internet.

Në fillim të mbledhjes përkujtimore, të gjithë të pranishmit në Pallatin e Madh të Popullit mbajtën tre minuta heshtje në nderim të Jiang Zemin-it.

Në të gjitha krahinat e Kinës, qindra milionë veta qëndruan në heshtje për të shprehur nderimin e tyre. Automjetet u ranë borive për tre minuta, ndërkohë që u lëshua edhe alarmi i mbrojtjes ajrore.

Po atë ditë, në mbarë vendin flamujt kombëtarë u ulën në gjysmështizë dhe aktivitetet argëtuese publike u pezulluan.

foto nga Xinhua

“E respektojmë lart dhe e përkujtojmë shokun Jiang Zeming, sepse ai ia kushtoi jetën e vet popullit kinez dhe punoi në mënyrë të paepur gjatë tërë jetës së vet për të dhënë kontribut për kauzën e pavarësisë kombëtare dhe çlirimin e popullit, për lulëzimin e vendit dhe për të mirën e popullit tonë,” tha Xi në mbledhjen përkujtimore.

Veçanërisht arritjet e mëdha të Partisë dhe të vendit gjatë 13 vjetëve pas plenumit të 4-t të KQ të zgjedhur në Kongresin e 13-të të PKK-së, janë të pandara nga shoku Jiang Zemin, me talentin e madh, largpamësinë, rolin kryç dhe artin e shquar të udhëheqjes politike, theksoi Xi.

Nën drejtimin e Jiang-ut, Kina trajtoi me efektivitet një sërë emergjencash ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe sigurinë e saj kombëtare, kapërceu shumë vështirësi e rreziqe politike, ekonomike e nga fatkeqësitë natyrore dhe, në veçanti, përballoi me sukses ndikimet e krizës financiare aziatike dhe fitoi në luftën kundër përmbytjeve të jashtëzakonshme në vitin 1998, duke garantuar lundrimin në kursin e duhur të anijes madhështore kineze drejt reformës, hapjes dhe modernizimit socialist, tha Xi.

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Ai vuri në dukje më tej se meritat e pavdekshme të shokut Jiang Zemin për Partinë dhe popullin kanë fituar dashurinë dhe respektin e mbarë Partisë, ushtrisë dhe populit kinez të të gjitha kombësive, si edhe reputacion të gjerë në bashkësinë ndërkombëtare.

“Shoku Jiang Zeming u nda nga ne përgjithmonë, por emri, vepra, meritat, mendimet dhe cilësitë e tij të shquara do të mbeten gjithmonë në histori dhe në zemrat e popullit brez pas brezi,” vuri në dukje Xi.

Në fund të fjalimit, ai u bëri thirrje mbarë Partisë, mbarë ushtrisë dhe kombësive të ndryshme të popullit kinez të bashkohen më ngushtë rreth KQ të PKK-së dhe të përpiqen për ndërtimin e një vendi modern socialist në të gjitha aspektet dhe për nxitjen e rilindjes së madhe të kombit kinez në të gjitha fushat. (Wang Lei/ Artan)

Fjalimi i plotë i Xi Jinping-ut në mbledhjen përkujtimore

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua