Presidenti kinez uron homologun e Guinesë Ekuatoriale për rizgjedhjen
2022-12-06 21:15:22

Obiang Nguema Mbasogo(Foto: VCG)

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh Obiang Nguema Mbasogo-s për ta uruar për rizgjedhjen si president i Republikës së Guinesë Ekuatoriale.

Xi Jinping-u tha se Kina dhe Guinea Ekuatoriale janë partnere të bashkëpunimit të gjithanshëm. Vitet e fundit, besimi i ndërsjellë politik mes dy vendeve është thelluar më tej, bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme ka arritur përparime dhe të dyja palët kanë dhënë mbështetje të ndërsjellë për çështjet lidhur me interesat thelbësorë dhe shqetësimet kryesore të njëri-tjetrit. “Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Guinea Ekuatoriale dhe jam i gatshëm të bëj përpjekje me presidentin Obiang për të nxitur ngritjen e marrëdhënieve Kinë-Guinea Ekuatoriale në një nivel të ri dhe për të sjellë përfitime për të dy vendet dhe popujt”, u shpreh Xi.