Inflacioni vjetor i Turqisë bie për herë të parë në 18 muaj
2022-12-06 16:20:08

Foto:VCG

Norma vjetore e inflacionit në Turqi u lehtësua lehtë në nëntor për herë të parë në 18 muaj, duke rënë në 84.39 për qind nga 85.51 për qind në tetor, treguan të hënën të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Ngadalësimi ishte në përputhje me pritjet e tregut, thanë analistët.

Çmimet e konsumit u rritën me 2.88 për qind në muajin nëntor, tregojnë të dhënat e Institutit të Statistikave të Turqisë.

Rimëkëmbja e indeksit të çmimeve të prodhimit vendas ishte më e fortë se inflacioni i konsumatorit. Prandaj, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimit, i cili kaloi 157 për qind në tetor, ra në rreth 136 për qind në nëntor. Çmimet e prodhimit në këtë periudhë janë rritur me 0.74 për qind në bazë mujore.

Foto:VCG

Foto:VCG

Inflacioni ka qenë në rritje të pandërprerë që nga maji 2021 deri në nëntor. Familjet turke kanë parë një rënie të mprehtë të fuqisë së tyre blerëse pavarësisht masave të qeverisë kundër inflacionit dhe rritjes së pagave.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është zotuar se rritja e çmimeve të konsumit së shpejti do të ngadalësohet.

Erdogan mbron normat e ulëta të interesit, me shpresën për të nxitur rritjen dhe punësimin me synimin për të regjistruar një suficit të llogarisë korente dhe jo për të luftuar inflacionin e lartë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në katër muajt e fundit, banka qendrore uli normën bazë të interesit me 500 pikë bazë në 9 për qind. (Fatosi)