Një artist kinez nderohet me çmim në Bienalen Ndërkombëtare të Karikaturës në Tiranë
2022-12-06 15:16:46

Vepra e Liu Qiang-ut, "Pika e fundit"

Vepra e Liu Qiang-ut, "Pika e fundit"

Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës “Niko Nikolla” uli siparin e edicionit të dytë në Tiranë, njofton “RTSH”. 

Në mbrëmjen gala të organizuar në Pallatin e Kongreseve u shpallën çmimet për artistët më të mirë të zhanrit të karikaturës për vitin 2022.

Për temën e parë “Ku shkon po Bota?”, juria ka vlerësuar me çmimin e parë artistin nga Spanja, David Vela. Çmimi i dytë, ka shkuar për artisten nga Irani, Alireza Pakdel dhe çmimi i tretë, për artistin brazilian Lezio Junior.

Tema e dytë për këtë vit ishte “Portret në karikaturë“. Çmimi i parë për realizimin më të mirë shkoi për artistin italian Gianni Martini. Çmimi i dytë për artisten nga Kuba, Aristides Esteban Hernandez, ndërsa çmimi i tretë për artistin kinez, Liu Qiang.

Në Bienalen e Dytë Ndërkombëtare të Karikaturës qeverisë shqiptare iu propozua caktimi i një dite zyrtare kushtuar karikaturës shqiptare, botimi një herë në tre muaj të revistës së Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës, nisja e punës për të krijuar shkollën e karikaturës shqiptare dhe krijimin e sallonit të Karikaturës Botërore në Tiranë. (Fatosi)