Vandalët lënë mijëra banorë në errësirë në Karolinën e Veriut
2022-12-06 15:32:51

Foto:ChinaNews

Foto:ChinaNews

Banorët e një qarku në Karolinën e Veriut u përballën me një natë të dytë të motit të ftohtë pa energji elektrike të dielën, pasi vandalët hapën zjarr në dy nënstacione elektrike, njofton “CGTN”.

Sherifi i qarkut Moore, Ronnie Fields, deklaroi se nuk dihen motivet e dëmtimit të së shtunës mbrëma. Për shkak të ndërprerjeve, shkollat u mbyllën të hënën dhe potencialisht edhe më gjatë.

Rreth 64 për qind e klientëve elektrikë të “Moore County” mbetën pa energji të dielën mbrëma në zonën kryesisht rurale rreth 145 kilometra në lindje të Charlotte, sipas faqes “Poweroutage.us”.

Foto:ChinaNews

Foto:ChinaNews

Lënia në errësirë e mbi 40.000 shtëpive dhe bizneseve në Moore County, për Field nuk ishte një sulm i rastësishëm.

Punonjësit e shërbimeve komunale gjetën porta të thyera dhe dëshmi të dëmtimit të pajisjeve me armë zjarri.

Ndërprerjet mund të zgjasin deri të enjten, tha Jeff Brooks, zëdhënës i “Duke Energy Corp,” për shkak të shkallës së dëmit. (Fatosi)