Nismë ligjore për fuqizimin e bletarisë në Shqipëri
2022-12-06 16:01:58

 Foto:VCG

Foto:VCG

Një projektligji për bletarinë synon të rregullojë këtë sektor, të ndikojë në zgjerimin e tij dhe të rrisë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare, shkruan “RTSH”.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka bërë të ditur në rrjetet sociale, se me këtë nismë synohet t’i jepet fund mungesës së monitorimit të bletëve, shtegtimeve të tyre të pakontrolluara dhe trajtimit pa kriter të sëmundjeve të tyre, me pasoja humbje të kolonive të tëra me bletë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas saj, po punohet gjithashtu për të nxitur proceset në nivel rajonal (në kuadër të CEFTA-s), që së shpejti të mund të eksportohen produktet e mjaltit shqiptar në vende të rajonit, me procedurë të thjeshtuar dhe dokumentacion të unifikuar.

Duke iu referuar statistikave zyrtare, ministrja tha se aktualisht janë rreth 12.000 bletërritës në të gjithë vendin, prej të cilëve rreth 3 mijë kanë mbi 50 koshere.

Foto:VCG

Foto:VCG

Numri i koshereve është rritur në 402 mijë, nga 239 mijë që ishin në vitin 2012 dhe po ashtu prodhimi i mjaltit “Made in Albania” ka ardhur në rritje me rreth 2200 tonë në një dekadë. (Fatosi)